Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka folur për refuzimin e Kurtit që të shkojë në Prokurori.
Shala deklaroi se pas këtyre gjobave, është koha që Gjykata të veprojë.
“Tash duhet me dhënë mendimin Gjykata që Kurti të shoqërohet pranë Prokurorisë Speciale dhe rrugë tjetër nuk ka më.” tha ai.
Duke iu referuar dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ai tha se edhe pse ligji lejon dënime të përsëritura për mosparaqitje, kjo nuk mund të vazhdojë pa kufi.
“Edhe pse në kod thuhet se ai mund të dënohet disa herë, por kjo nuk mund të shkoj pa fund.” shtoi Shala për FrontOnline.