Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, i shoqëruar nga djali i Jakup Krasniqit, Altini, kandidat për deputet dhe kandidatë të tjerë kanë vizituar Shoqatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has të Prizrenit.
Po ashtu ata kanë bërë homazhe edhe tek varrezat e dëshmorëve në Has. Me këtë rast, Shala ka thënë se veteranët e UÇK-së janë gurthemeli i PDK-së.
“Bashkë me Altin Krasniqin dhe Adnan Thaqin, kandidatët e PDK-së për deputetë, vizituam veteranët e UÇK-së në Has të Prizrenit. Me shumë nder u mikpritëm nga Xhevdet Thaqi, kryetari i shoqatës së veteranëve dhe nga bashkëluftëtari e miku im Fetah Bekolli. Po ashtu, së bashku bëmë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Has. Familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së janë themeli i PDK-së dhe pas 9 shkurtit këto kategori do të kthehen në fokus të qeverisë së re. VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.