Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, lidhur me mosparaqitjen e tij në Prokurori, duke thënë se një veprim i tillë dëmton rëndë sistemin e drejtësisë.
Ai në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, tha se ky veprim është imazh i keq për qytetarët por edhe para syve të ndërkombëtarëve.
“Shumë është e dëmshme për sistemin gjyqësor kur një kryeministër më 10 shkurt thotë se nuk do të shkojë në zyrën e prokurorit”.
“Çfarë imazhi i jep kjo qytetarit, kur kryeministri nuk e merr ftesën prej Prokurorisë apo kur një vendim gjykate dënohet nga kryeministri dhe ai nuk shkon të japë dëshmi para Prokurorisë Speciale. Ky është një imazh i keq për sistemin e drejtësisë, por edhe në atë ndërkombëtar”, ka deklaruar Shala.