1.9 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Shala e Demhasaj thonë se memorandumi i MPJD-së është kundërligjor

- Advertisement -

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë reaguar ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës lidhur me një memorandum bashkëpunimi kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve jashtë Kosovës. Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Organizata “Çohu” thonë se KQZ është i vetmi organ ekskluziv që merret me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, dhe se çdo tentim tjetër për t`ia marrë kompetencat KQZ është kundërkushtetues dhe kundërligjor.

Në mbledhjen e sotme, KQZ miratoi propozimin e hapjes së kutive postare në 22 dy vende, duke u nisur nga Australia deri në Zvicër.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ditë më parë i ka kërkuar një memorandum bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve jashtë Kosovës.

Ky memorandum vë në pah kërkesën e MPJD-së për organizimin e zgjedhjeve në diasporë.

Megjithatë, një iniciativë e tillë është parë tejet shqetësuese nga shoqëria civile në Kosovë.

Lidhur me këtë, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se çfarëdo iniciative që t`i vendosen kompetenca tjetër organi për organizimin e zgjedhjeve, përveç KQZ-së, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Gëzim Shala nga ky Institut thotë se në rast se ky memorandum kalon, atëherë të gjitha votat e diasporës rrezikojnë të anulohen.

” Në asnjë rrethanë nëse del kjo çështje dhe shkelet kushtetuta në këtë proces normalisht se nuk do ta kemi vlerësimin e tillë. Megjithatë po e ritheksoj se përmes procedurës ankimore dhe inicimit eventual të rasteve kushtetuese rrezikojnë që gjitha këto vota të anulohen  dhe që diaspora ta humb të drejtën e saj kushtetuese për të votuar në këto zgjedhje. Është definitivisht si qasje e papranueshme dhe e rrezikshme vetëm të diskutohet..” , tha Gëzim Shala nga IKD.

Edhe drejtori i organizatës ”Çohu”, Arton Demhasaj, ka deklaruar se çdo tentim tjetër për t’ia marrë kompetencat KQZ-së, është antikushtetues.

” MPJD është duke u munduar që përmes një memorandumi me KQZ-në të arrijë të organizojë mbajtjen e zgjedhjeve në diasporë, që është kundërkushtetues edhe kundërligjor, për shkak se edhe legjislacioni në fuqi për zgjedhje, por njëkohësisht edhe Kushtetua e përcakton të vetmin mekanizëm të vetmin institucion kompetent për me organizua procesin e zgjedhjeve është KQZ, kështu që nuk mundet MPJD me marrë një kompetencë kushtetuese t’i organizojë zgjedhjet në diasporë…”, tha Demhasaj.

E në kuadër të kësaj, në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, në kapitullin XIV, neni 96, pika 3, thuhet se votimi jashtë Kosovës organizohet nga KQZ-ja dhe se votuesit mund të votojnë duke u përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit, derisa në nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës  specifikohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe referendumet, si dhe shpall rezultatet e tyre.

Pyetjeve të RTK-së nuk i janë përgjigjur zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në mbledhjen e së enjtes të KQZ-së nuk është diskutuar për këtë çështje, e asnjëri nga përfaqësuesit nuk ka dashur të prononcohet për media.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit