22.7 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Shala: Deri para ardhjes së Qeverisë Kurti në veri ka pasur respektim të mekanizmave shtetërorë (Video)

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, në Edicionin Special në Klan Kosova ka folur edhe për zgjedhjet e mbajtura më 23 prill në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Shala tha se deri para ardhjes së Qeverisë Kurti atje ka pasur respektim të mekanizmave shtetërorë.

“Sot kemi një situatë tjetër dhe për këtë situatë e cila po rrjedh në veri ka vetëm një adresë është paaftësi e Qeverisë Kurti, dhe e kryeministrit me politikën e tij që ka ndjekur në raport me krizën në veri”, tha Shala.

Më 23 prill, në katër komunat veriore fituan kandidatë joserbë.

Dy nga komunat u fituan nga Partia Demokratike dhe dy nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të ngjashme

Të fundit