Sipas tij, ky vendim është politik dhe reflekton ndërhyrjen e Qeverisë Kurti në institucionet e pavarura.
“ZRRE ka implementuar vendimmarrjen e Qeverisë. Ky institucion është një dorë e zgjatur e qeverisë, e ndikuar politikisht me pasoja tepër të mëdha për ekonominë e vendit me vendimet e saja”, tha Shala.
Ai akuzoi qeverinë, duke thënë se ajo ka kërkuar ngritjen e çmimit të rrymës.
“Shtrenjtimin e energjisë e ka ngritë qeveria e Albin Kurtit”, tha Shala.