Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 16, Ferat Shala, ka thënë se për 5 vjet të qeverisjes së Kosovës nga Albin Kurti, vendi nuk ka shënuar asnjë progres.
Ai ka thënë se tani është koha për një qeveri me program zhvillimor dhe që do të drejtohet nga Bedri Hamza.
“Asnjë rezultat pozitiv për vendin për pesë vjet. Përkundrazi. Është rritur inflacioni, mungesa e investimeve kapitale, tallja me punëtorët e arsimit, ikja e të rinjve, keqmenaxhimi i skajshëm i raporteve me aleatët – me ata që kemi ndërtuar shtetin. Prandaj, është koha për t’iu kthyer vetes – me një qeveri e program zhvillimor, integrues e përbashkues, me Bedri Hamzën kryeministër! #PDK130 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.






