2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Shala akuzon Qeverinë Kurti: Larguat veteranët e UÇK-së nga paga minimale me struktura kriminale dhe terroriste (video)

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ia ka numëruar kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit qeveritar të gjitha dështimet në ekonomi, energjetik, mjedis, infrastrukturë.

Shala ka pyetur pushtetin se cili është çmimi i grurit sot dhe në kohën e aferës së rezervave shtetërore.

“A është 21 centë apo 48 centë kilogrami i grurit. Dhe nëse berëza është kështu, pese atëherë e keni blerë 48 centë kilogramin e grurit, i cili kurrë nuk erdhi kurrë në Kosovë as në sasi as në cilësi? Nuk e dimë as sot se si ka përfunduar kjo aferë”, ka thënë Shala, duke shtuar se qeveria Kurti nga koha e aferës me rezervat shtetërore nuk kanë blerë asnjë kilogramë grurë, vajë apo sheqer.

Më tutje, Shala pyetur Kurti edhe për çmimin e energjisë.

“Keni shpenzuar minimalisht gjysmë miliardi euro për subvencionim të strukturave më joprofesionale dhe deri tek strukturat korruptive që të rrethojnë. Kanë dalë dhe vazhdojnë të dalin  rrjedhje parash për energjinë në dy linja. Një e ke ngritur çmimin për 120 për qind dhe dy përsëri dhe je kthyer përsëri me buxhet të konsoliduar të shtetit  i ke subvencionuar. Kryeministër, ky nuk është zhvillim ekonomik. Asnjë megavat orë energji elektrike nuk e ke rrit”, ka thënë Shala.

Deputeti Shala, ia ka përmendur Kurti edhe rrugën në parkun nacional dhe atë për Tetovë.

Po ashtu, Shala ia ka përmendur qeverisë dhe Kurtit aferën me ambalazhuesit e ujit, gjendjen në ndërmarrjet publike, veçanërisht në Trepçë.

Shala në fjalën e tij, Shala i ka kujtuar pushtetin edhe përjashtimin e veteranëve të UÇK-së nga paga minimale.

“U lavdëruan për pagën minimale të cilën e kanë arritur ta miratojnë me strukturat më kriminale të mundshme edhe terroriste me Radojçiqin dhe i kanë lënë jashtë kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë Shala. /ER

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit