Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka vizituar kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu.
Shala ka thënë se kryetari Aliu është shembull i qeverisjes së mirë dhe transformuese.
“Në Ferizaj, me Kryetarin Agim Aliu, i cili është shembull për një qeverisje të mirë dhe transformuese. Ferizaj ka dëshmuar se Kosova mund të bëjë më mirë dhe është koha që Kosova të përjetojë të njëjtin ndryshim, i cili mund të arrihet vetëm nëse mbështesni Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza. Së bashku, ne mund ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të gjithë qytetarët. #mamirë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.
https://www.facebook.com/share/p/15XaN8atw2/