4.2 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Shakrkimi i Sahatçiut, reagojnë nga PDK-ja: Përparimit, përgjigjen e merituar do t’ia japim zyrtarisht

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bëri të ditur shkarkimin e Donjeta Sahatçiut nga posti i nënkryetares. Çitaku, ndër të tjera, tha se Rama do të merr zyrtarisht “përgjigjen e merituar”.

Në njoftimin e sotëm për shkarkimin e Sahatçit, Rama pohoi se vendimi është marrë për shkak të mungesës së progresit në fushën e digjitalizimit. Ai tutje ka bërë të ditur se vendin e saj do ta zërë anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Pas njoftimit të Ramës, Vlora Çitaku e PDK-së ka dalë në mbështetje të zonjës Sahatçiu.Ajo tha se ndihet krenare për Sahatçiun për “modelin e angazhimit qytetar e politik qe e përfaqëson.”

“Donjetë, unë jam krenare me ty. Jam krenare me modelin e angazhimit qytetar e politik qe ti e përfaqëson. Jam krenare që një grua e re si ti ka vendosë me e vu krejt kapitalin njerëzor, intelektual dhe politik ne shërbim të vendit. Jam krenare sepse ti je vlere e shtuar për ne si vend. ” – tha ajo.

Shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares, Çitaku e quajti “lojë të ndytë politike”, duke shtuar e nga kjo më së shumti e pësojnë “gratë profesioniste e të pakompremetuara”.

“E këto lojërat e ndyta politike janë posaçërisht të rënda për gratë profesioniste e të pakompremetuara. Shkarkimi përmes Facebook është më i lehtë kur mungojnë argumentet.” – shkroi Çitaku.

Çitaku tha tutje se ndjehet krenare që Sahatçiu nuk pranoi të bëhet pjesë e “skemave abuzive në pronat në Badoc”.

“Jam krenare që nuk ke pranuar të jeshë pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badoc, qoftë në procesin e digjitalizimit. Donjetë, je dhe ke me mbetë faqebardhë. Vetëm përpara. E Përparimit përgjigjen e merituar do t’ia japim zyrtarisht. Jo në Facebook.” – përfundoi Çitaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit