17 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Shakohoxha nga Beogradi: Në letrën e ndalesës ishte edhe emri i Marin Memës, e mbiemri “Nuraj” (VIDEO)

- Advertisement -

Dritan Shakohoxha nga Beogradi ishte “live” në një lidhje telefonike në “Weekend” në Klan Kosova, ku dha detaje nga ndalja që iu bë në aeroportin e Beogradit.

Ai njoftoi se përveç emrit të tij, në letrën e ndalesës ishte edhe emri i Arlind Sadikut, Marin Memës, e një mbiemër “Nuraj”, për të cilin i ftuari në studio, Milaim Zeka tha se është për Xhuliana Nurajn.

Shakohoxha tha se në Beograd e kishin pyetur se “ku po ikni, pse keni ardhur”.

Ndërkaq, bëri të ditur se kishin pasur një kontroll të rreptë të valixheve.

“Mirë shumë, asnjë problem nuk kam. Jo nuk ishte asnjë gjë, thjesht na izoluan në një dhomë të shpifur dhe të shëmtuar edhe kaq. Na morën pasaportat, dhe na kontrolluan rrobat, çantat valixhet. Ata zbatonin urdhërat. Mendonin se do të gjenin gjëra të çuditshme.

Shakohoxha tha se edhe 11 vite me parë, komandën e dronit e kërkonin futbollistët në fushë.

Detajet nga telefonata me Shakohoxhën si në vijim:

 

Të ngjashme

Të fundit