Këngëtarja e njohur ka folur hapur për të gjitha ndryshimet që i kanë sjellë shtatzënitë, jo vetëm në aspektin familjar apo personal, por edhe në atë profesional.
Shakira, ishte e ftuar në emisionin “Hot Ones” në Youtube, teksa foli hapur se zëri i saj ka ndryshuar shumë pasi është bërë nënë.
“Vura re se pas shtatzënive zëri im u bë më i trashë dhe më i plotë,” tha ajo. Artistja kolumbiane është e mendimit se ndoshta të qarat e shumta, pasi është bërë nënë dhe i gjithë rrugëtimi i saj në rritjen e dy djemve kanë ndihmuar në ndryshimin e zërit. “E kam tepruar me të qarat e mia. Jam bërë shumë Shakira për ta thënë më troç,” vijoi ajo.
Mëmësia e ka prekur dhe në zgjedhjet e saj jetike, duke ndryshuar si grua, e duke marrë vendime më të pjekura!