Këngëtarja me famë botërore, Shakira ka folur për ndarjen e saj të bujshme me futbollistin, Gerard Pique.
Këngëtarja kolumbiane pranon se pas divorcit ndjeu dhimbje fizike dhe emocionale.
“Dhimbja që ndjeva ishte ndoshta më e keqja që kam përjetuar ndonjëherë në gjithë jetën time. Më dukej sikur dikush më kishte goditur me thikë në gjoks. Ndjenja ishte kaq e vërtetë”, thotë ajo për Rolling Stones.
Ajo iu referua edhe këngës “Monotonia” që publikoi pas ndarjes. Në këngë ajo e vuan lidhjen e saj dhe në video Shakira qëndron para një dyqani dhe në një moment dikush e godet me grusht në gjoks.