“Këngët e mia janë terapia më e mirë, ato kanë një efekt shumë më të mirë se një seancë me një psikolog ose një psikoanalist,” tha ylli kolumbian, Shakira, në intervistën e saj të parë që nga publikimi i këngës, në të cilën ajo sulmon ish-partnerin, Gerard Pique.
Siç deklaroi ajo, djali i saj 10-vjeçar, Milani, ishte ai që i rekomandoi të regjistronte këngën me producentin argjentinas Bizarrap. “Ai më tha: duhet të bësh diçka me Bizarrapin, ai është perëndia argjentinase,” tregoi artistja.
Shakira dhe ish-futbollisti 36-vjeçar njoftuan ndarjen e tyre në qershor pas më shumë se një dekade së bashku gjatë së cilës ata patën dy fëmijë, Milan dhe Sasha, tetë vjeç.
“Shumë ushtrime, por puno edhe pak trurin”, “Ke ndërruar Ferrari me Twingo, Rolex me Casio”. “Nuk do të kthehem më tek ti, edhe pse qan e më lutesh”, thotë Shakira në këngën e saj, e cila “thumbon” edhe partneren e re të Pique, 23-vjeçaren Clara Kia Marti.
Kjo është kënga e tretë që Shakira i kushton ndarjes së tyre, pas “Te felicito” dhe “Monotonia”.