0.6 C
New York
Thursday, December 4, 2025

Buy now

Shakira habit fansat – jep kompliment të papritur për Pique pas tre vitesh ndarje

- Advertisement -

Shakira, në një intervistë të re për programin argjentinas “Por el mundo”, reflekton mbi periudhën trevjeçare pas ndarjes së saj nga Gerard Pique.

Ajo tregon se si dhimbjen dhe emocionet e forta i ka shndërruar në muzikë, duke e quajtur këtë proces një ‘transformim’ që i ndihmoi të shërohej dhe të lidhej më thellë me publikun.

Artistja flet me shumë ngrohtësi për miqtë e vërtetë dhe për mbështetjen që ka marrë, duke e quajtur marrëdhënien me audiencën e saj ‘historinë më të gjatë të dashurisë’ që ka pasur ndonjëherë.

 Shakira

Në një moment më personal, Shakira flet për jetën si nënë dhe thotë se djemtë e saj e duan thjesht ‘nënën me pizhama’, atë që e kanë vetëm për vete.

Pjesa që befasoi fansat ishte komplimenti i papritur për Pique.

Edhe pse shpesh ka bërë shaka për të, këtë herë ajo e pranoi drejt: “Edhe babai i tyre, të jem e drejtë, është shumë i disiplinuar. Nuk mund të kesh sukses në asnjë profesion pa disiplinë”.

Me këtë koment, Shakira i njohu kontributin e Piques te fëmijët dhe tregoi një qasje më të pjekur e të balancuar ndaj marrëdhënies së tyre të kaluar. 

 Shakira dhe Pique me fëmijët e tyre

Të ngjashme

Të fundit