3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Shakira dhe Pique festuan ditëlindjet e tyre në të njëjtën ditë, por të ndarë

- Advertisement -

2 shkurti ishte data kur Pique dhe Shakira festojnë ditëlindjet e tyre të përbashkëta. Por këtë vit gjërat kanë qenë ndryshe, pasi pas 12 vitesh për herë të parë kanë festuar ditëlindjet veç e veç.

Ish-çifti i njohur kanë tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave që prej ndarjes së tyre, por sidomos pas publikimit të këngës “Session #53” me Bizarrap, e cila është e mbushur plot me referenca për Piquen dhe lidhjen e tij të re.

Ditëlindja e përbashkët e ish-çiftit ngjalli një valë të re komentesh në rrjetet sociale, teksa Shakira u shfaq e kënaqur me dhuratat dhe tortat që i dërguan fansat e saj. Nga ana tjetër, futbollisti ka zgjedhur një mesazh modest, duke shkruar thjesht “36”.

 

Por ka ardhur koha të ndalemi pak tek torta që ka marrë Shakira, të cilën e ka publikuar edhe në rrjetet e saj personale sociale. Kështu ata i dërguan asaj një tortë me fytyrën e saj dhe figurinat e një Twingo, Ferrari, Rolex dhe Casio, një referencë për tekstet e këngës së saj të famshme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit