Ylli i muzikës pop Shakira ka ritheksuar se nuk është e përqendruar në lidhje romantike për momentin pas thashethemeve për lidhje të ndryshme që kanë qarkulluar për të këtë vit, duke përfshirë Tom Cruise dhe Lewis Hamilton.
“Unë nuk po mendoj për këtë”-i tha Rolling Stone këngëtarja 47 vjeçare për kopertinën e saj korrik-gusht 2024.
Ajo më pas pyeti: “Çfarë hapësire kam për një burrë tani?” Por, Shakira është e hapur për takime në të ardhmen.
Çfarë mund t’ju them, më pëlqejnë burrat. Ky është problemi. Nuk duhet t’i pëlqej ata me gjithçka që më ka ndodhur, por më pëlqejnë akoma.
Artistja pranoi se ajo nuk është gati për një marrëdhënie romantike. “Unë mendoj se fëmijët e mi duhet të jenë shumë të përgatitur për këtë dhe mirëqenia e tyre emocionale dhe psikologjike ka përparësi për mua,”-tha ajo për revistën. Megjithatë, Shakira sugjeroi se do të konsideronte një lidhje nëse vjen natyrshëm. Shakira dhe Pique njoftuan ndarjen e tyre në qershor 2022 pas 11 vitesh së bashku. Ata kanë dy djem Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeç.
Mund t’ju duket e çuditshme por kanë kaluar dy vjet që nga ndarja e Shakirës me Gerard Pique. Ish-çifti konfirmoi ndarjen e tyre në qershor të vitit 2022 përmes një deklarate të përbashkët. Ky lajm erdhi pas 12 vitesh lidhje dhe dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha. Pas ndarjes, ish-futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës konfirmoi lidhjen e tij me Clara Chia Marti. Ndërkaq, veprimi i fundit i Pique duket se do të jetë një goditje tjetër për Shakirën.
Mediat raportojnë se ish-mbrojtësi ka dëshirë të martohet me Claran, një gjë që nuk e bëri me Shakirën dhe gjithashtu dëshiron të ketë një fëmijë tjetër me partneren e tij të re. Sot, Shakira dhe Pique ende nuk mbajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Ndërkohë, ylli i pop-it është përfolur shumë herë për lidhje me emra të njohur si Tom Cruise dhe Lewis Hamilton.