0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Shaip Kamberi reagon i revoltuar pas shkarkimit të Ardita Sinanit

- Advertisement -

Ish-deputeti i Kuvendit të Serbisë, i cili ka shërbyer edhe si Kryetar i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka reaguar pasi Kuvendi Komunal i Preshevës shkarkoi Ardita Sinanin, për ta bërë përsëri kryetar Shqipërim Arifin.

Kamberi publikoi një fotografi me Sinanin, duke e quajtur shkarkimin e saj hipokrizi e vetmashtrim.

“Ata, jo ti, sot humbën gjithçka bashkë me nderin”, tha Kamberi.

“Por besoj se mbetet populli ai që më së miri e di peshën e hipokrizisë, vetmashtrimit, e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën”, shkroi ai.

Përfaqësuesit e Luginës sot në mëngjes kanë qëndruar në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka bërë thirrje që të mos shkarkohet Sinani, por apeli i tij nuk është dëgjuar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit