19.7 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Shaip Kamberi propozon fond prej 10 milionë euro për zhvillimin e Luginës së Preshevës

- Advertisement -

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka propozuar krijimin e një “Fondi të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, me buxhet vjetor prej 10 milionë eurosh.

Kamberi tha se këto komuna vazhdojnë të jenë ndër më të pazhvilluarat në Serbi dhe kërkojnë mbështetje konkrete, jo vetëm deklarative. Fondi, sipas tij, do të menaxhohet nga Trupi Koordinues dhe do të mbështesë infrastrukturën, bizneset, arsimin, bujqësinë dhe shoqërinë civile.

Ai theksoi se qëllimi është përmirësimi i kushteve të jetesës dhe krijimi i mundësive të reja për zhvillim ekonomik në Luginë.

“Lugina e Preshevës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Asaj i duhen investime konkrete, mbështetje financiare dhe lehtësime për investitorët,” ka deklaruar Kamberi, duke shtuar se ka iniciaur te Qeveria e Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Përfitues të fondit do të jenë: Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Shoqëria civile, mediat lokale, organizatat sportive, bizneset e vogla dhe të mesme. Objektivat kryesore të fondit: Financimi i projekteve infrastrukturore për biznesin dhe qytetarët, mbështetja e hapjes së vendeve të reja të punës përmes subvencioneve dhe trajnimeve, stimulimi i investimeve të huaja dhe vendore me lehtësime tatimore, zhvillimi i arsimit dhe aftësimit profesional sipas kërkesave të tregut të punës, subvencionimi i bujqësisë përmes një linje të veçantë dhe mbështetja e bizneseve, mediave dhe OJQ-ve për të konkurruar në projektet e ministrive”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit