0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Shaip Kamberi flet pasi fitoi mandatin e deputetit

- Advertisement -

Shaip Kamberi ka shkruar në Facebook pasi fitoi mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë. Ai ka falënderuar të gjithë ata që dolën ta votonin derisa ka shtuar se do të jetë zë i të gjithë shqiptarëve në Serbi pa dallim.  

“Faleminderit pafund  Qytetarëve të Lagjës së Strukarëve të cilët përtej  bindjeve politike sot votuan për përfaqësimin e shqiptarëve.  Njëzëri. Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë. Faleminderit edhe subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc e të cilat dëgjuan drejtë nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar”, shkroi ai.

“Vëzhguesve të PVD-së, PD-së, LPD-së e APN-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke e ruajtur kështu të drejtën themelore të demokracisë – që mundësuan realizimin e votës së lirë. 28 Prilli na bëri të gjithëve bashkë e bashkë ia dolëm të gjjthë. Unë do të vazhdojë të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim.  Përtej çdo bindje politike janë shqiptarët. Faleminderit! Bashkë ia dolëm”, përfundoi ai.

Rezultatet preliminare të publikuara nga disa media të Luginës së Preshevës thonë se Kamberi mori votat e nevojshme nga një vendvotim në Tërrnoc të Bujanocit ku kishte rivotim. Ai tani pritet të jetë deptueti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Faleminderit pafund ❤️Qytetarëve të Lagjës së Strukarëve të cilët përtej bindjeve politike sot votuan për…

Posted by Shaip Kamberi on Thursday, April 28, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit