Home Ballina Shahini: Të hiqet nga qarkullimi për një kohë monedha 2 euro

Shahini: Të hiqet nga qarkullimi për një kohë monedha 2 euro

0
Shahini: Të hiqet nga qarkullimi për një kohë monedha 2 euro

Problemet me monedhën prej dy eurove nuk po kanë të ndalur.

E lidhur me këtë Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agimi Shahini, ka kërkuar që të hiqet nga qarkullimi për një kohë monedha 2 euro.

Kjo për faktin ngase bizneset nuk posedojnë aparatura të veçanta për identifikimin e parave metalike false.

Shahini tha se Banka Qendrore në këtë rast do të duhej që të bënte më shumë në mënyrë që qytetarët t’i njohin ato.

“Ne duhet t’a dimë se Kosova nuk është prodhuese e monedhës, por importuese. Në kohët e fundit ka pasur disa raste të paraqitura qoftë dy euro, pesëdhjetë euro e të tjera, por që gjithmonë ka pasur falsifikim të parave përmes së cilave synohet fitimi i parasë pa punuar.Ndoshta metoda më e mirë kishte me qenë që për një kohë të caktuar monedha dy euro të tërhiqet nga Banka Qendrore duke e larguar nga tregu, pasi që ne nuk kemi aparat identifikimi, që të njihet ose dallohet nga bizneset ose qytetarët. Kjo metodë kishte me qenë e përshtatshme, por edhe duke i bërë promovim më shumë nga Banka Qendrore që ta njeh qytetari më mirë në përgjithësi”, ka deklaruar Shahini.

Mbetët të shihet se do të veprohet më tutje me këtë shqetësim të madh të qytetarëve

Exit mobile version