6.1 C
New York
Thursday, April 17, 2025

Buy now

Shahini: Shtrenjtimi i energjisë elektrike ngritë koston e jetës, po bëhet panik te qytetarët

- Advertisement -

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se shtrenjtimi i energjisë elektrike prej 15 për qind ka ngritur panik te qytetarët dhe te bizneset.

Sipas tij, shtrenjtimi i rrymës do të ngritë koston e jetës, derisa thotë se edhe shumë produkte do të pasojnë shtrenjtim të çmimeve.

“Paralajmërimet që energjia elektrike do të rritet, qytetarët dhe bizneset i ka ngritë në një panik të thellë, duke menduar që ata do të futen në një krizë të thellë të papërballueshme. Realiteti është se shtrenjtimi i energjisë elektrike ngritë koston e jetës dhe me rritjen e rrymës në mënyrë zinxhirore  shtrenjtohen edhe shumë produkte, sidomos kjo do të ndikojë në bizneset që kanë punëtorë më shumë, pra ata me mbi 50, që kanë edhe qarkullim më shumë mbi 10 milionë, ku do të detyrohen që përpos shtrenjtimit, të kyçen edhe në tregun e hapur që këtu nuk do të jenë të barabartë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të mendojë mirë para se ZRrE-ja të marrë një vendim për këtë rritje rreth 15 për qind.

Të ngjashme

Të fundit