- Advertisement -
Kandidatja për kryetare të Komunës së Prishtinës nga Partia Socialdemokrate, Besa Shahini, ka theksuar një nga pëngesat më të mëdha që, sipas saj, po i ndal gratë të hapin dhe zhvillojnë bizneset e tyre – çmimi i lartë i qirasë.
Ajo është shprehur se shumë gra dëshirojnë të ndërmarrin hapa të guximshëm në botën e biznesit, por një nga sfidat më të mëdha mbetet gjetja e fondeve për të paguar qiratë, të cilat arrijnë deri në 1,500 euro në muaj.
Shahini, gjatë një takimi të organizuar me gratë ndërmarrëse në lagjen Hajvali, tha se ka biseduar me shumë gra që janë aktive në fusha të ndryshme.