-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Shahini: Problemet politike po largojnë investitorët

- Advertisement -

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, ku është diskutuar për nivelin e investimeve kapitale në nivel lokal e qendror, janë paraqitur të dhëna shqetësuese se si disa ministri pothuajse për 6 muaj kanë zero investime të realizuara.

Edhe Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave e edhe Agim Shahini nga AKB, kanë konstatuar se ky nivel i investimeve është shqetësues.

Ibrahimi ka thënë se shumë projekte të komunave mbeten pa u realizuar edhe për shkak të motiveve politike, ndërkohë që ka kërkuar që buxheti për projektet komunale t’u jepet komunave e jo me to të merren ministritë e ndryshme.

Nga ana tjetër, kreu i AKB-së ka thënë se derisa pothuajse 700 milionë euro vazhdojnë të mbeten të bllokuara, pothuajse të gjitha projektet infrastrukturore janë bllokuar.

“Është për të ardhur keq kur i shohim këto shifra, për shembull Ministria e Bujqësisë sipas këtyre të dhënave ka zero investime e në anën tjetër kemi potencial të jashtëzakonshëm në këtë fushë, pastaj janë ndalur investimet në infrastrukturë, nuk ka investime në rrugën Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Mitrovicë dhe kjo është e tmerrshme. Mungesa e këtyre investimeve ndikon direkt në rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve. Poashtu kjo qasje ka bërë që shumë biznese edhe të falimentojnë”, ka thënë mes tjerash Shahini.

Në anën tjetër, përveç investimeve publike, vendi po ballafaqohet edhe me mungesë të investimeve të huaja dhe kjo po ndodh edhe për shkak të problemeve të njëpasnjëshme politike.

Sipas Shahinit, problemet e njëpasnjëshme politike do të bëjnë që investitorët e mundshëm të largohen nga vendi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit