14.3 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Shahini për raportin e Bankës Botërore: Qeveria nuk brengoset as për sanksionet e BE-së

- Advertisement -

Agim Shahini nga Agjencia Kosovare e Biznesit (AKB) në një intervistë për Ekonomia Online, rreth raportit të Bankës Botërore se zhvillimi ekonomik në Kosovë, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor sivjet ka pasur ngadalësim dhe se ritmi parashikohet të vazhdojë.

Marrë parasysh shifrat që publikoi raporti, atëherë sipas Shahinit kjo do të duhej të ishte një reflektim për Qeverinë. Këtu ai ka hedhur kritika ndaj pushtetit duke thënë se qeveria nuk po brengoset as për sanksionet nga Bashkimi Evropian e që kjo “qetësi” qeverisëse konsiderohet shqetësim për bizneset.

“Raportet e Bankës Botërore vërtetojnë të gjitha pohimet e tona që ne vazhdimisht kemi ngritur shqetësime që Kosova ekonomikisht është në rënie, dhe kjo neve na thotë që mesatarisht rënia e zhvillimit ekonomik të Kosovës në mënyrë financiare në këtë vit mund t’i humbim 100 milionë euro pa të hyra apo qarkullim për shkak se ka rënë trendi i rritjes ekonomike. Raportet e qesin Kosovën në disa raste më mirë se disa vende të Ballkanit, por në rastet e fundit e qet më keq se sa vendet e tjera të Ballkanit dhe kur flasim për rënie është shqetësim dhe ky shqetësim duhet të kuptohet drejt nga qeveria e Kosovës që të bëjë përmirësim dhe të marrë hapa të ndryshimit të performancës, të zhvillimit ekonomik të brendshëm dhe të jashtëm”, tha ai.

Shahini tregon se çfarë ndikimi pati që rezultuan këto rezultate.

“Kanë ndikuar gjithçka në të hyrat e Kosovës në zhvillim, investime, qarkullim i brendshëm, rritje, inflacioni normalisht e ka peshën e vet dhe ngritja e çmimeve ka peshën e vet, varfëria e skajshme. Banka Botërore e qet Kosovën në vendet më të varfëra në Evropë pas Ukrainës dhe gjithë kjo kur t’i bashkohet sanksioneve ekonomike nga EU dhe përjashtimi i Kosovës nga dialogu si partner strategjik i SHBA-së, ndikon drejtpërdrejtë në performancat e investitorëve të huaj për të ardhur në Kosovë”, theksoi ai.

Ai flet edhe për humbjet nga sanksionet që BE vendosi për Kosovën.

“Qeveria e Kosovës nuk brengoset shumë edhe për sanksionet ekonomike që i ka bërë EU që dy vite dhe humbjet janë rreth 1 miliardë euro. Po ashtu nuk është brengosëse as për Qeverinë e Kosovës, se Kosova tash është e përjashtuar nga dialogu me partner strategjik dhe jemi futur në grup me vendet me demokraci të censuruar siç është Rusia, Bjellorusia dhe Kina, dhe tash nuk brengoset as për raportin e Bankës Botërore që parasheh këtë rënie kaq të madhe. Ne e vlerësojmë secilin raport ndërkombëtar që vlerësohet si i pavarur, e vlerësojmë si shqetësim dhe i rekomandojmë qeverisë që ta marrë këtë shqetësim si serioz dhe të bëjë përmirësim, sepse Kosova në këtë trend politik do të mbetet shteti i izoluar në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë nga faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë, EU dhe SHBA”, shtoi ai.

Shahini vlerëson raportin e BB-së, por kritikon qeverinë që me keqqeverisje po ngadalëson edhe investimet.

“Është raport real, është e vërtetë që mosfunksionimi i institucioneve të shtetit të Kosovës tash pothuajse 10 muaj ngadalëson ritmin e rritjes, ngadalëson rritjen e investimeve, grantet, financimet nga vendet e ndryshme po ashtu gjithë këto e ngadalësojnë tendencën e investitorëve të huaj për të ardhur në Kosovë. Prandaj ne si Aleancë e Biznesit e vlerësojmë raportin korrekt, e vlerësojmë që ekonomia e Kosovës deri në fund të vitit mund të ketë një tkurrje të rritjes deri në 3% dhe kjo neve na shqetëson shumë dhe do të na vendosë në një pozitë jo të mirë karshi vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor. Krejt kjo situatë e krijuar e rënies së imazhit të Kosovës, të investimeve në Kosovë e ka adresën e qeverisë së Kosovës. Sektori privat është duke u përpjekur me çdo kusht që t’i rritë performancat e veta, aktivitetet, por në anën tjetër ne kemi bllokada sanksionuese nga miqtë tanë që i vlerësojmë shumë lart BE-në dhe SHBA-në”, shtoi Shahini.

Mosformimi i institucioneve të vendit prej zgjedhjeve të 9 shkurtit, sipas Shahinit ka dëmtuar bizneset.

“Qeveria e Kosovës së fundmi është marrë me zgjedhje dhe me këto zgjedhje nuk po bëhen zgjidhje. Jemi pa institucione, askush nuk flet për ekonomi, vetëm për numra në Kuvend, për numra politikë, për marrëveshje politike mes subjekteve politike në Kosovë, mbi 50 herë tentim i krijimit të institucioneve të Kosovës, ajo është dëm i madh, mbi disa ankesa në Gjykatën Kushtetuese. Ata ligjdhënësit siç janë parlamentarët, partitë politike, institucionet e shtetit, mosrespektimi i vendimeve kjo krijon një pasiguri juridike për investitorë, qytetarë dhe të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Prandaj këtu e kanë adresë që qeveria e Kosovës të krijojë performancë më të mirë karshi sistemit juridik, faktorit ndërkombëtar dhe sektorit privat”, tha ndër të tjerash ai.

Shahini tha se arroganca e qeverisë po i ndëshkon qytetarët.

“Qeveria e Kosovës ndoshta e ka dëshirën e mirë për ta zhvilluar ekonominë, por qasjen e ka të keqe. Prandaj ne gjithmonë kemi krijuar partneritet me institucionet shtetërore të Kosovës, por këto institucione sikur kanë pasur një arrogancë të numrave të fuqisë parlamentare dhe kanë menduar që gjithçka ata bëjnë vet dhe nuk kanë nevojë për të tjerët, dhe për shkak të kësaj arrogance tash po ndëshkohen edhe qytetarët e Kosovës, edhe bizneset, nga të gjitha, e së fundi edhe tkurrja ekonomike e cila e vërteton Banka Botërore”, tha kryetari i AKB-së.

Banka Botërore ka publikuar raportin ekonomik në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bëhet me dije se ekonomia e Shqipërisë shënoi një rritje të moderuar prej 3,4% në terma vjetorë gjatë tremujorit të parë të vitit 2025.

Kjo rritje, thekson raporti, pasqyron forcimin e kërkesës së huaj dhe një ngadalësim të lehtë të kërkesës së brendshme. Inflacioni, thuhet në raport, qëndroi nën nivelin 3%, varfëria ra si rezultat i përmirësimit të tregjeve të punës, ndërsa borxhi publik vazhdoi tendencën rënëse.

Për këtë raport, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se në çerekun e dytë të këtij viti Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 4.58 për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).

“Ne po bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi që t’i ndihmojmë edhe sektorit privat, përveçse edhe ndërmarrjeve publike, që t’i ndihmojmë edhe qytetarëve me mbështetje financiare në mënyrë që të rritet kërkesa agregate, po mbështesim eksportin e Kosovës dhe gjithashtu, siç e shihni këtu, edhe gjenerimin e energjisë elektrike me ç’rast investimi është në rritje të kapacitetit, por gjithashtu edhe në siguri e qëndrueshmëri. Lajmi i mirë është që Kosova në çerekun e dytë sivjet ka pasur rritje ekonomike prej 4.58 për qind të Bruto Produktit Vendor dhe mos harroni që shpeshherë për aq shumë indekse edhe të demokracisë edhe të ekonomisë, Kosova është në krye të Ballkanit Perëndimor. Dhe unë besoj që kjo do të vazhdojë edhe më tej”, deklaroi ai ditë më

Të ngjashme

Të fundit