8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Shahini paralajmëron marrëveshje ku policët do të përfitojnë zbritje prej 25% në bregdetin shqiptar

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se kanë nënshkruar marrëveshje që ushtarët dhe policët të përfitojnë zbritje nga bizneset e caktuara në Kosovë.

Ai tha se me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë përfshirë edhe zjarrfikësit.

“Në vitin e kaluar ne e kemi iniciuar një iniciative në Ministrinë e Mbrojtjes për të gjithë ushtarët të cilët janë aktive në Republikën e Kosovës që të kenë disa shërbime nga bizneset e Kosovës me zbritje të ndryshme, ku fillon nga 5-50 %. Po ashtu ne i kemi propozuar Ministrisë së Punëve të Brendshme që edhe me policët, që është një numër më i madhe sesa ushtarët…që të ju ndihmojë edhe atyre. Ka qenë ide e jona dhe është pranuar nga ministria sepse kemi marrëveshje me te dy ministritë, po ashtu me kërkesë të MPB-së dje i kemi futur edhe të gjithë zjarrfikësit …Gjithçka është në vullnetin e bizneseve dhe nuk kontribuon ministrit”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Tutje, Shahini tha se fillimisht janë 30 operatorë, por që brenda dy muajsh pritet t’i bashkohen edhe 200 kompani.

“Dje e kemi bërë një marrëveshje dhe në rundën e parë janë përfshirë që 30 operatorë ekonomik dhe besojë që brenda 2 muajsh do të futën 200 kompani të ndryshme dhe që do të kenë një asortiment, ku mbi 10 mijë produkte do të iu ofrohen gjatë blerjeve”, tha ai.

Me tej, ai  tha se brenda këtij muaji MPB pritet të nënshkruhet një marrëveshje që policët e Kosovës sa herë që të shkojnë në pushime në bregdetin shqiptarë në më shumë se 100 objekte hotelerike të kenë zbritje deri 25 %.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit