Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini tha se në bazë të një hulumtimi nga ky institucion pritet që në vitin 2024, 150 mijë qytetarë të largohen nga Kosova.
“Dhe studimi i këtij institutvioni ( Riinvest), i ka vërtetëtuar të dhënat tona paralamëruese të studimit, dhe kjo mesatarisht mund të jetë e përafërt e saktë , sepse nëse janë 360 deri në 380 mijë punëtorë të cilët aktualisht janë kontributdhënës dhe fuqia punëtore po ashtu në Kosovë mund të jetë rreth 850 mijë punëtorë ,pjesa tjetër dërmuese janë e papunë, kjo del se ajo shifra rreth 150 mijë të rijn qytetarë të vendit seriozisht do ta rrezikojnë Kosovën dhe kjo është një zbrazje e Kosovës, ata për fat të keq nuk janë vetëm punëtorë të pa punë , por një numër i tyre janë punëtorë që janë në punë dhe kanë kontrata të punës”, tha Shahini.
Ai tha se sipas një analize të ABK-së rreth 50 mijë punëtorë mund t’i kenë marrë këtë vit kontratat e punës për në vendet tjera.
“Do të thotë nëse brenda tri viteve kanë ikur 150 mijë me dokumenta të rregullta pune vitin 2024 do të shkojnë plus edhe 150 mijë të tjerë si turistë e që Gjermania nga dhjetori ka liberlaizuar tregun ku cdo qytetar i Ballkanit Perëndimor i cili shkon në Gjermnai si turist nëse bjen në kontakt me një punëmarrës ai mund të lidh kontratë për një kohë shumë të shkurtë”, tha Shahini në “Click”.