Kandidati i PDK për deputet, Shahin Dervishaj, ka zhvilluar mbrëmë një takim me kryesinë e nëndegës së PDK-së në Göppingen, pas ardhjes së tij nga Kosova. Takimi u përshkrua si një mbrëmje familjare dhe pritje e ngrohtë, e cila, sipas tij, do të mbahet mend gjatë.
Gjatë diskutimeve, Dervishaj theksoi se u pajtuan të gjithë për nevojën e një mobilizimi të madh, si në diasporë ashtu edhe në Kosovë, me synimin që Partia Demokratike e Kosovës të dalë e para në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai falënderoi në mënyrë të veçantë nëndegën e PDK-së në Göppingen dhe Leon Duhanajn për pritjen dhe angazhimin, duke ritheksuar mesazhin e bashkimit dhe ecjes përpara.
“Bashkë. Përpara”, ishte thirrja e Dervishajt, në kuadër të fushatës zgjedhore të PDK-së






