-1.9 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Shahin Dervishaj takon banorët e Poklekut, thotë se ky fshat ka mbetur në hije, pa marrë meritat që meriton

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 77, biznesmeni, Shahin Dervishaj, është takuar me banorët e Poklekut të Drenasit.

Ai ka shkruar në “Facebook” se është një nder i madh të bashkëbisedosh me ta, të dëgjosh hallet dhe shpresat e tyre, dhe të angazhohesh për të sjellë ndryshimin që ky vend e ka merituar për shumë vite.

“Sot, ditën e nisëm ndryshe, me një vizitë me banorët e Poklekut të Drenasit. Më dhemb shumë të mendoj për faktin që Pokleku ka dhënë shumë njerëz për këtë tokë, por shpesh ka mbetur në hije, pa marrë meritat që meriton. Është një nder i madh të bashkëbisedosh me ta, të dëgjosh hallet dhe shpresat e tyre, dhe të angazhohesh për të sjellë ndryshimin që ky vend e ka merituar për shumë vite. Pokleku ka dhënë shumë për Kosovën, dhe është koha që t’i dalim hakesh”, ka shkruar Dervishaj.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit