Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka përkujtuar atdhetarin e palodhshëm dhe luftëtarin e devotshëm të UÇK-së, Zeqir Qazim Loshi nga fshati Pemishtë, komuna e Skenderajt, i cili ka ndërruar një vit më parë.
“Ai la pas një trashëgimi të pavdekshme të guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdhenë”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot, me një ndjenjë të thellë dhimbjeje dhe nderimi, përkujtojmë një vit prej ndarjes nga jeta të heroit të Kosovës, atdhetarit të pa lodhshëm dhe luftëtarit të devotshëm të UÇK-së, Zeqir Qazim Loshi nga fshati Pemishtë, komuna e Skenderajt.
Ai la pas një trashëgimi të pavdekshme të guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdhenë.
Andaj, përkujtojmë me krenari kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për liri dhe dinjitet të Kosovës.
Lavdi veprës dhe kujtimit të tij!