Kandidati për deputet nga rradhet e Partise Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka bërë një reagim ndaj Kryeministrit Albin Kurti.
Dervishaj kundërshtoi ashpër pasi Kurti nuk e anuloi tubimin në Skenderaj, e ku në natën e mbrëmshme, po në qytetin e njëjtë humbën jetën tre persona tragjikisht në një aksident.
Ai e quajti aktin e Kurtit, si një provokim dhe mos respekt ndaj viktimave.
Postimi i plotë:
Kjo është e turpshme dhe provokim.
Mos respekt ndaj viktimave e mos respekt ndaj një dhimbje që e përjetoj i gjithë ky rajon.
Tri viktima për të cilat nuk u kujtua Kurti të pakten të shprehte ngushëllime për familjet e tyre në tubimin në Skenderaj.