Home Lajme Shahin Dervishaj pas ngjarjes tragjike në Gjakovë: Jam thellësisht i pikëlluar, Zoti i mëshiroftë tre fëmijët

Shahin Dervishaj pas ngjarjes tragjike në Gjakovë: Jam thellësisht i pikëlluar, Zoti i mëshiroftë tre fëmijët

0
Shahin Dervishaj pas ngjarjes tragjike në Gjakovë: Jam thellësisht i pikëlluar, Zoti i mëshiroftë tre fëmijët

Shahin Dervishaj nga PDK, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjakovë ku si pasojë e shembjes së një shtëpie, tre fëmijë ndërruan jetë.

Dervishaj u shprehu ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre.

Jam thellësisht i pikëlluar për tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë humbën jetën nga shembja e një shtëpie të pabanueshme.

Ndjej dhimbje të thellë dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre.

Në këto momente të trishtimit, le të jemi më afër njëri-tjetrit dhe të ofrojmë mbështetje për ata që po kalojnë këtë dhimbje të papërshkrueshme” përfundoi ai.
Exit mobile version