Shahin Dervishaj nga PDK, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjakovë ku si pasojë e shembjes së një shtëpie, tre fëmijë ndërruan jetë.
Dervishaj u shprehu ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre.
Jam thellësisht i pikëlluar për tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë humbën jetën nga shembja e një shtëpie të pabanueshme.
Ndjej dhimbje të thellë dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre.