Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka qëndruar në konakun e biznesmenit dhe aktivistit të palodhur të PDK-së në Gjermani, Shqiptar Gubetini.
Dervishaj, i cili po ashtu është biznesmen i suksesshëm në Gjermani ka thënë se Gubetini është njeri me vizion dhe në gjithmonë në shërbim të atdheut.
“Taman siç e do tradita! Pata nderin të pritem në konakun e tij , nga i nderuari Shqiptar Gubetini, një biznesmen i suksesshëm dhe aktivist i palodhur i PDK-së në Gjermani. Një njeri me vizion dhe angazhim të jashtëzakonshëm për mirëqenien e atdheut dhe komunitetit tonë. Faleminderit për mikpritjen dhe bisedat frytdhënëse”, ka thënë Dervishaj.