Kandidati për deputet nga PDK-së me numër 77, afaristi, Shahin Dervishaj, fushatën e ka vazhduar në Klinë.
Ai ka thënë se 9 shkurti po vjen, mos harroni.
“Në zemër të Klinës, bëmë edhe një hap përpara drejtë misionit tonë, për një Kosovë më të fuqishme. Në këtë mbrëmje, bashkë me Sokol Bashotën, e kandidatë të tjerë dhe me gjithë këta njerëz të mirë rreth meje, shpalosëm hallet tona e idetë se si do bëjmë gjana t’mira për tokën tonë. 9 shkurti po vjen, mos harroni”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.