Gjenerali dhe ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, përgjatë gjithë fushatës zgjedhore i ka dhënë një përkrahje të madhe biznesmenit Shahin Dervishaj, në kandidaturën e tij për deputet.
Njëjtë ka ndodhur edhe sot. Dervishaj bashkë me Lushtakun kanë vazhduar takimet me qytetarë.
“Në Drenicë, bashkë me Gjeneralin Sami Lushtaku për #mamirë”, ka shkruajtur Dervishaj në Facebook.
Shahin Dervishaj ka numrin 77 në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë. /Gazeta Infokus