Kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, afaristi Shahin Dervishaj, sot ka mbajtur një takim me një grup të rinjsh, nga të cilët ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Nuk di si ta përkthej në fjalë emocionin që kam sot, përballë këtyre të rinjve të mrekullueshëm. Jemi duke diskutuar aq shumë ide, mendime dhe vizione për një të ardhme më të mirë, dhe jam i befasuar nga vullneti dhe entuziazmi i tyre. Nuk them më kot se Kosova ka diçka që bota po e kërkon, rinia jonë është thesari i këtij vendi. Kjo ditë do jetë e gjatë…”, ka shkruar në “Facebook” Dervishaj.
https://www.facebook.com/share/p/19sTi2iK13/