Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka marrë pjesë në një turnir tradicional futbolli në vendlindjen e tij, në Runik. Në këtë ngjarje, ai shfaqi mbështetjen e tij për sportistët e rinj dhe talentet vendorë.
“Disa momente krenarie në turnirin tradicional të futbollit në vendlindjen time, në Runik. Kënaqësi e veçantë të ndaja medaljet për këta lojtarë kaq të talentuar, të cilët dëshmuan pasionin dhe përkushtimin e tyre,” shkroi Dervishaj në një postim në Facebook.
Ai vlerësoi potencialin e të rinjve kosovarë në sport dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe investimit në ta për të çuar përpara zhvillimin e futbollit dhe sportit në përgjithësi.
“Kosova ka shumë talente dhe është e rëndësishme t’i mbështesim këta djem të rinj që, me mund e djersë, po e çojnë futbollin tonë në nivele më të larta,” shtoi ai, duke theksuar se puna e përbashkët është çelësi për të ardhmen e ndritur të vendit.
Shahin Dervishaj, përmes pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, po tregon përkushtimin e tij për të qenë pranë qytetarëve dhe për të promovuar vlerat e bashkëpunimit dhe mbështetjes për brezat e rinj.