9.8 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Shahin Dervishaj: Krasniqi e udhëhoqi PDK-në me mençuri, rruga përpara të vazhdojë me unitet

- Advertisement -

Biznesmeni dhe zyrtari i PDK-së, Shahin Dervishaj, ka falënderuar Memli Krasniqin që me përkushtim, mençuri dhe vizion udhëhoqi PDK-në në periudha të rëndësishme për vendin.

“Shumë respekt dhe mirënjohje për kryetarin, i cili me përkushtim, mençuri dhe vizion udhëhoqi PDK-në në periudha të rëndësishme për vendin”, ka shkruar në Facebook ai.

Dervishaj ka theksuar se dorëheqja e tij shënon një moment reflektimi, por edhe vlerësimi për kontributin e dhënë.

“Ishte nder dhe krenari të punonim bashkë, duke ndarë synime të përbashkëta për të ardhmen e partisë dhe të Kosovës. Uroj që rruga përpara të vazhdojë me unitet, forcë dhe respekt për punën që është bërë”, ka shkruar Dervishaj.

Të ngjashme

Të fundit