8.9 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

Shahin Dervishaj jep dorëheqje nga pozita e Kryetarit të PDK-së në Baden-Württemberg

- Advertisement -

Shahin Dervishaj ka njoftuar dorëheqjen e tij nga pozita e Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Baden-Württemberg, Gjermani.

Në deklaratën e tij, Dervishaj thekson se vendimi vjen në frymën e përgjegjësisë politike dhe respektit ndaj proceseve demokratike, duke sqaruar se dorëheqja nuk lidhet me ndonjë dështim personal apo institucional, por me bindjen se rotacioni dhe qasjet e reja janë të shëndetshme për çdo organizim politik.
Ai ka reaguar edhe ndaj, siç i quan, akuzave të vazhdueshme të Kryesisë së PDK-së për dështimin në mërgatë, duke theksuar se këto akuza nuk qëndrojnë.

“Ne kemi kontribuar me përkushtim maksimal, pa asnjë interes personal, pa përfitime dhe pa kalkulime, por vetëm nga vullneti, përgjegjësia dhe dashuria për partinë,” thuhet në deklaratë.
Sipas Dervishajt, rezultati i dobët i zgjedhjeve në mërgatë ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve direkte të individëve të caktuar, të cilët kanë shkaktuar përçarje, kanë dëmtuar unitetin dhe kanë demotivuar aktivistët.
Ai thekson se përgjegjësia për këtë situatë nuk mund t’u bartet atyre që kanë punuar me ndershmëri, por atyre që kanë minuar punën dhe unitetin e degës.

Dervishaj shton se gjatë gjithë mandatit të tij ka ushtruar detyrën me përkushtim, integritet dhe transparencë, gjithmonë në interes të partisë dhe të mërgatës shqiptare në Gjermani.
Në fund, ai falënderon bashkëpunëtorët dhe anëtarët e degës për korrektësinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke e cilësuar dorëheqjen si një hap të vetëdijshëm për t’i hapur rrugë një faze të re të organizimit politik dhe forcimit të degës.

Postimi i plotë:

I nderuari Kryetar i PDK-së, z. Bedri Hamza,
E nderuar Kryesi e PDK-së,
Të nderuar përkrahës të PDK-së në përgjithësi, dhe përkrahës të mi në veçanti,

Në frymën e përgjegjësisë politike dhe respektit ndaj proceseve demokratike, kam vendosur që të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të PDK-së, Dega Baden-Württemberg, Gjermani.

Ky vendim nuk lidhet me ndonjë dështim personal apo institucional, por me bindjen time se rotacioni dhe qasjet e reja janë të shëndetshme për çdo organizim politik.

Kryesia e PDK-së vazhdimisht ka tentuar të na fajësojë për dështimin në mërgatë. Kjo akuzë nuk qëndron. Ne kemi kontribuar me përkushtim maksimal, pa asnjë interes personal, pa përfitime dhe pa kalkulime, por vetëm nga vullneti, përgjegjësia dhe dashuria për partinë.

Fajtori kryesor për rezultatin e dobët të zgjedhjeve në mërgatë ka qenë ndërhyrja direkte e individëve të caktuar, të cilët me veprimet e tyre kanë shkaktuar përçarje të vazhdueshme. Këto ndërhyrje kanë dëmtuar unitetin, kanë demotivuar aktivistët dhe kanë minuar punën e sinqertë të atyre që kontribuan pa interesa personale. Përgjegjësia nuk mund të bartet tek ata që punuan, por tek ata që përçanë.

Gjatë kësaj periudhe, kam ushtruar detyrën me përkushtim të plotë, integritet dhe transparencë, duke punuar në interes të partisë dhe të mërgatës sonë. Dorëheqja ime është një hap i vetëdijshëm për t’i hapur rrugë fazës së radhës së organizimit politik dhe forcimit të mëtejshëm të degës.

Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe anëtarët për korrektësinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Me respekt,
Kryetari i Degës së PDK në Baden-Württemberg,
Gjermani,
Shahin Dervishaj

Të ngjashme

Të fundit