Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, ka vizituar fshatin Qirez në Skenderaj, ku ka dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve.
Ai shprehu se ka kuptuar më mirë nevojat e këtij komuniteti dhe premtoi se do të punojë për të sjellë ndryshimin që qytetarët e meritojnë.
“Edhe fshati Qirez në Skenderaj, mundet 77 herë ma mirë!
Dëgjova me shumë vëmendje kërkesat e këtyre qytetarëve, si dhe kuptova më mirë nevojat e këtij komuniteti kaq të mrekullueshëm.