Shahin Dervishaj kandidati me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosovës ka ndarë pamje nga takimi i mbrëmshëm në Likoc të Skenderajt.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është një nder i jashtëzakonshëm të e vizitoj këtë vend me një histori të lavdishme dhe krenari për të gjithë.
“Nderë i jashtëzakonshëm ta vizitoj fshatin Likoc në Skenderaj, një vend me histori të lavdishme dhe krenari për të gjithë ne. Ky fshat ka qenë një nga shtabet kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe vizita ime kishte qëllim kujtimin e sakrificës dhe qëndrueshmërisë së atyre që luftuan për lirinë tonë. Mos harroni që edhe Likoci, meriton 77 herë ma mirë”, ka shkruar Dervishaj.
Ndryshe Shahin Dervishaj, garon me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë: