Ai përmes faqës së tij zyrtare ka thënë se ka qenë një tubim madhështor në Mitrovicë, dhe madhështinë e ka shtuar më shumë prezenca e djalit të Hashim Thaçit, Endriti dhe djali i tij Kadri Veseli, Klestorit.
“Një tubim madhështor në Mitrovicë, ku emocionet ishin të jashtzakonshme, dhe madhështinë e shtoi edhe më shumë prezenca e djalit të Hashim Thaçit, Endritit dhe djalit të Kadri Veselit, Klestorit. Një mbështetje e jashtëzakonshme për të ardhmen e Kosovës.”, ka shkruar Dervishaj.
Tutje ai theksoi se ky tubim i ka dhënë forcë për të vazhduar përpara, duke mbajtur mend gjithmonë sakrificat dhe përpjekjet për një të ardhme më të mirë.