7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Sevilla mendon shkarkimin e Lopeteguit

- Advertisement -

Sevila mund të shkarkojë Julen Lopetegui.

Këtë edicion Sevilla nuk e ka filluar aspak mirë.

Në shtatë takime sa kanë zhvilluar gjithsej kanë një fitore, katër humbje dhe dy barazime.

Statistika këto aspak të mira për skuadrën andaluziane.

Forma aktuale e klubit sipas gazetës ‘AS’ ka bërë që drejtuesit të mendojnë për një shkarkim të mundshëm të trajnerit, Lopetegui.

5 pikë nga 21 në La Ligë dhe një nga gjashtë në Ligën e Kampionëve e kanë çuar skuadrën në një situatë të paqëndrueshme.

E përditshmja spanjolle njofton se udhëheqësit e Sevillas kanë menduar se kush do ta zëvendësojë trajnerin.

Jorge Sampaoli dhe Marcelo Gallardo janë dy nga opsionet e andaluzianëve.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në lidhje me këtë situatë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit