3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Sevilla “kërcënon” Barcelonën me vendin e dytë

- Advertisement -

Sevilla ka arritur të bëjë autokritikën në ndeshjen ndaj Granadas, ku fitoi me shifrat 4-2 ndaj ekipit të Myrto Uzunit.

Një fitore që e ngjit skuadrën e Sevillas në vendin e dytë, pozicion që e humbi pas ndeshjes direkte me Barcelonën javën e kaluar.

Miqtë do të shënonin me Machis në minutën e 23-të, ndërsa vetëm 9 minuta më vonë do të vinte edhe goli i barazimit nga skuadra vendase, ku gjeti rrugën e rrjetës Diego Carlos, teksa pjesa e parë do të mbyllej 1-1 mes dy ekipeve.

Pjesa e dytë do të shikonte skuadrën vendase më këmbëngulëse për të gjetur edhe golin e avantazhin, realizim që erdhi në minutën e 66-të  nga Ocampos.

Në minutën e 88-të do të barazoheshin sërish shifrat, ku skuadra mike do të ndëshkonte portierin kundërshtarë me anë të Diaz, por festa te skuadra e Uzunit nuk zgjati shumë, pasi në minutat shtesë 90+3 Sevilla do të ndëshkonte Granadan me anë të Mir.

Kjo sfidë nuk mbyllet këtu pasi në minutën e 10-të të shtesës vendasit do të shënonin edhe golin e 4-të të sfidës me anë të Papu Gomez për të mbyllur sfidën me shifrat 4-2.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit