28.9 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Sevilla e “shkatërron” Barcelonën, i bën nder Realit

- Advertisement -

Sevilla – jashtë çdo pritshmërie – e ka marrë një fitore të madhe ndaj Barcelonës në “Ramon Sanchez Pizjuan”, duke ia shkaktuar “Blaugranasve” humbjen e parë në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick pësoi humbjen e dytë radhazi në këtë javë, pasi paraprakisht ishte mposhtur nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve.

Sevilla fitoi 4-1 ndaj Barcelonës, duke shokuar klubin nga Katalonia.

Vendasit dolën në epërsi në minutën e 13-të me anë të penalltisë së shënuar nga Alexis Sanchez.

Sevilla e dyfishoi epërsinë në minutën e 36-të, pas golit të shënuar nga Romero.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë në fundin e pjesës së parë, kur Rashford shënoi për 2-1.

Megjithatë, edhe pse Barcelona dominoi në pjesën e dytë, ishte Sevilla që shënoi edhe dy gola të tjerë.

Madje, mysafirët e humbën edhe një penallti në minutën e 77-të, me Robert Leëandoëskin që dështoi nga pika e bardhë.

Dy golat e nokautit të Barcelonës, Sevilla i shënoi në minutat shtesë.

Së pari në minutën e 90-të, Sevilla shënoi përmes Carmonas, teksa në minutën e 96-të pas një kundërsulmi klasik, Adams shënoi për 4-1.

Kështu, me këtë fitore, Sevilla ngjitet në pozitën e katërt me 13 pikë, e Barcelona mbetet e dyta me 19 pikë.

Reali është i pari me 21 pikë.

Të ngjashme

Të fundit