22.9 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Sevilla do t’ia shkëpusë kontratën Januzajt

- Advertisement -

Adnan Januzaj, përfundimisht nuk bën pjesë në planet e Sevillas dhe klubi spanjoll tashmë po synon shkëputjen e kontratës me sulmuesin e krahut.

Raportohet se Sevilla po negocion me Januzajn për ti dhënë fund bashkëpunimit, duke pasur parasysh se 30-vjeçari ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Sezonin e shkuar, Januzaj ishte i huazuar tek Las Palmasi për t’u kthyer te Sevilla, ekip që u transferua në verën e vitit 2022.

Sevilla po synon të lirohet nga paga e Januzajt, i cili do të jetë futbollist i lirë dhe si i tillë do të mund ti bashkohet Anderlechtit, ekip që po kërkon shërbimet e tij.

Tek Anderlechti, Januzaj do të jetë nën urdhrat e Besnik Hasit, i cili është trajner i ekipit belg.

Të ngjashme

Të fundit