10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

“Severna Brigada” që kërcënoi dje me vdekje Sveçlen, sot i dërgon mesazh Kurtit

- Advertisement -

Profili i organizatës terroriste “Severna Brigada” ka kërcënuar mbrëmë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se kanë armatim “me tonelata”.

Profili i kësaj organizate ka shpërndarë mbrëmë në Facebook një fotografi të një arme të llojit “snajper”, sipër se cilës kanë shkruar “Kurti, këso kemi me tonelata”.

Dje “Severna Brigada” ka kërcënuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të  të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit