Leart Ajvazaj, matematikan që studion në Universitetin e njohur të Cambridge, ka shkruar një status në rrejtin social “X”.
Në shkrim ka publikuar një postim të Arbërie Nagavci, në të cilin ftohen studentët e nivelit master në top 200 universitetet botërore të aplikojnë për bursë.
Ajvazaj ka treguar se është refuzuar për këtë bursë, përkundër që studion një fushë deficitare në Kosovë në universitetin me gjasë më prestigjioz në botë.
“Qellojani kush eshte refuzu per kete burse nga MASHTrubatoret vitin e kaluar.
Hint 1: universiteti i personit ne fjale ka qene me larte ne liste se i te gjithe perfituesve.
Hint 2: personi ne fjale nuk eshte perkrahes i LVV” – ka shkruar ai.