3.7 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Serwer: ShBA duhet të korrigjojnë gabimet e tre viteve të fundit në Ballkan

- Advertisement -

Në një analizë të fundit, profesori amerikan dhe eksperti i politikës së jashtme Daniel Serwer ngriti shqetësime për të ardhmen e politikës së ShBA-së në Ballkan, veçanërisht në dritën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Sipas Serwer, të dy kandidatët kryesorë – Zëvendës Presidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump – nuk ka gjasa të diskutojnë rajonin përpara 5 nëntorit.

Serwer theksoi se qëndrimi i Kamala Harris për Ballkanin mbetet i panjohur, megjithëse karriera e saj si prokurore mund të tregojë një kundërshtim të fortë ndaj korrupsionit dhe etnonacionalizmit.

“Pikëpamjet e Harrisit për Ballkanin janë të panjohura. Por ajo ka kaluar një karrierë duke ndjekur kriminelët dhe duke mbrojtur të drejta të barabarta. Kjo me gjasë ju tregon diçka për qëndrimin e saj ndaj korrupsionit dhe etnonacionalizmit.” – tha ai.

Nga ana tjetër, Serwer ishte kritik ndaj Donald Trump, duke pohuar se ai më parë u përpoq të ndante Kosovën gjatë presidencës së tij dhe me gjasë do të fuqizonte figura si Ric Grenell për të ndjekur strategji të ngjashme si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje, nëse rizgjedhej.

“Trump është një supremacist i bardhë i korruptuar që u përpoq të ndante Kosovën ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë. Nëse zgjidhet, ai padyshim që do të fuqizojë Ric Grenell-in ose doppelganger-in e tij për të provuar sërish në Kosovë dhe Bosnje. Serbia ka ndikim mbi Trump. Jared Kushner ka kërkuar mundësi investimi atje.” – tha Serwer.

Serwer parashtroi një sërë rekomandimesh që ShBA-ja t’i konsideronte në mënyrë që të korrigjonte qasjen e saj ndaj Ballkanit.. Ndër sugjerimet e tij ishin bashkëpunimi më i ngushtë me Qeverinë e Kosovës për të forcuar sovranitetin e vendit, mbështetjen e kushtëzuar për një sociacion joqeveritar të komunave me shumicë serbe dhe një thirrje për përgjegjësi nga Beogradi në lidhje me incidentet e ndryshme, duke përfshirë sulmin e Banjskës dhe trazirat kundër KFOR-it.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit